Lajme
Masat e nxehta ajrore nga Afrika Veriore mbeten prezentë deri më 7 korrik
Demokracia
18:46 | 30 Qershor 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit, si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

Qershori u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri më datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjella me reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP”, thuhet në njoftim.

IHMK ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Të ngjashme