Lajme
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Kica-Xhelili -Kurtit: Kosova borxh nuk i ka egos suaj asgjë
Demokracia
22:51 | 01 Korrik 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj masave që Bashkimi Evropian i ka marrë ndaj vendit tonë.

Kica-Xhelili ka thënë me eufemizma ironik e as patriotik shteti nuk mbahet.

Ajo tutje drejtuar qeverisë ka thënë “dëmet që po ja bëni vendit nuk ua falim”.

Postimi i plotë:

Çka ka? Sanksione! U konfirmuan.

Çka s’ka? Zhvillim.

Me eufemizma ironik e as patriotik sheti nuk mbahet.

Qeveria e paska ditur qe 3 ditë. Informatën e paska futur në xhep. Kaq është Kosova për ta.

Dëmet që po ja bëni vendit nuk ua falim! Në fakt, nuk do t’iu lëmë!

Kosova borxh nuk i ka egos suaj asgjë.

Të ngjashme