Lajme
Masakra në Tiranë| Dan Hutra i qetë gjatë seancës gjyqësore, nuk shfaq asnjë shenjë pendese
Demokracia
11:10 | 04 Mars 2023

Share:

Dan Hutra shfaqet i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese, edhe pse është autor i tre vrasjeve.

Hutra është autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave.

Ndryshe, personi i parë që ishte në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro. Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhtuar dhe fëmija që kishte lindur nuk ishte i tiji, e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjetueses për të vrarë atë dhe babën e saj. Atje qëlloi për vdekje Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, ndërsa plagosi Elenën dhe nënën e saj.

Më tej, ka treguar se është larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfilktuar në qeli. Në fund, ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qera drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.

Hutra do të mbrohet nga një avokat kryesisht i caktuar nga shteti. Seanca për të do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për disa vepra penale, nga ajo e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, vrasjes me paramendim, plagosjes së rëndë me dashje, armë mbajtje pa leje. /AbcNews

Të ngjashme