Lajme
Masakra në Serbi, zbardhet dëshmia e autorit
Demokracia
19:59 | 06 Maj 2023

Share:

Zbardhet dëshmia e të riut serb që vrau me armë zjarri tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në zonën e Smederevës dhe Mlladenovcit në Serbi.

Në seancën dëgjimore në Prokurorinë e Lartë Publike, ai ka pranuar se ka kryer krimet e përgjakshme ndërsa ka thënë se e ka bërë për ta frikësuar popullatën.

“Në seancën dëgjimore në prokurori, shtetasi UB ka pranuar kryerjen e veprës penale. Duke përdorur një automatik dhe një pistoletë në tre lokacione në territorin e Smederevës dhe Mlladenovacit ka shtënë në disa persona që ishin në grup dhe të cilët nuk i njihte për të trembur popullatën”, njofton prokuroria.

Masakra ndodhi në Malo Orašje, ku autori Uroš Blažić vrau pesë të rinj të moshës nga 15 deri në 21 vjeç. Autori doli nga makina dhe qëlloi me breshëri në një grup njerëzisht që po bënin një piknik në një livadh buzë rrugës. Më pas u nis drejt fshatit Dubonë afër Mlladenovacit, ku vrau tre persona të tjerë dhe plagosi tetë të tjerë. Mes të vrarëve ishte një polic dhe motra e tij.

Të ngjashme