Lajme
Masakra në Fier| Varrimet të ndara, djali “zgjedh” babanë, nuk shkon në funeralin e nuses
Demokracia
11:52 | 13 Prill 2022

Share:

Fatjon Hoxha sot ka futur në dhe babanë e tij Xhevahirin dhe nusen Xhevair Hoxha, një ditë pasi ky i fundit vrau me thikë të renë dhe më pas vari veten në pemën e shtëpisë në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier.

Varrimet janë bërë të ndara por djali ka zgjedhur babanë. Abc mëson se ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, ndonëse ky i fundit nuk e pranonte lidhjen e tij me Merushen.

Xhevairi, është shoqëruar nga një numër i vogël personash për në banesën e fundit, ndërsa janë vërejtur forca të shumta policie në zonë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e viktimës.

Merushes i është dhënë lamtumira nga familjarët dhe të afërmit.

Të ngjashme