Lajme
Masakra e Buchas, Kremlini: Inskenuesit u paguan 25 dollarë secili
Demokracia
16:43 | 07 Prill 2022

Share:

Kremlini vijon të insistojë se masakra në Bucha u inskenua nga vetë ukrainasit për të rritur urrejtjen ndaj rusëve. Akuzat shkojnë dhe më tej duke shtuar se personat që inskenuan ngjarjet në qytetin pranë Kievit u paguan nga 25 dollarë secili.

Në një intervistë ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov tha se zhvillimet e fundit tregojnë se Ukraina nuk dëshiron të zgjidhë krizën përmes diplomacisë.

“Autoritetet ukrainase po intensifikojnë fushatën për të përhapur akuza të rreme kundër ushtrisë ruse, gjë që ngre dyshime për sinqeritetin e pretendimeve të Kievit se do të zgjidhë krizën përmes diplomacisë”, tha mes të tjerash Antonov.

Të ngjashme