Lajme
Masa të rrepta sigurie para, inaugurimit të presidentit Biden
Demokracia
10:16 | 15 Janar 2021

Share:

Kryeqyteti i SHBA-së do të mbyllet tërësisht për ditën e inaugurimit të presidentit Biden, si masë sigurie. Ndër masat tjera të paralajmëruara, kompania “Delta Air Lines” vendosi ndalesa për pasagjerët që udhëtojnë në kryeqytetin e SHBA-së, për shkak të paralajmërimeve për dhunë politike në tërë vendin edhe pas 20 janarit, ditës kur bëhet inaugurimi i presidentit të ri, raporton Demokracia.com.

Hotelet, kompanitë ajrore dhe bizneset kanë rritur masat e sigurisë. Autoritetet kanë njoftuar se do të jenë së paku 20,000 trupa të Gardës Kombëtare në Washington DC në ditën në vijim e deri në ditën e inaugurimit./Demokracia.com

Të ngjashme