Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kundërshtuar ashpër iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur marzhën e fitimeve për produktet bazë.
Sipas Rukiqit, ky propozim është antikushtetutes dhe njëkohësisht i papranueshëm.
“Është presedan jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ka për synim të mbulojë paaftësinë në menaxhim të krizës me çmime. Për të menaxhuar një krizë, fillimisht duhet ta pranosh që ka krizë”, ka shkruar ndër të tjerash Rukiqi.
Sipas tij, kjo gjë e dëmton konkurrencën dhe e mbytë shtetin.
“Norma më të ulëta të TVSH-së, për disa produkte bazë dhe subvencionimi i një pjese të shpenzimeve të transportit janë masa fillestare për adresimin e krizës aktuale”, ka thënë Rukiqi.
Për shkak të krizës ekonomike, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar qe të vendoset marzha e fitimit.
Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:
Nderhyrja ne treg, per te percaktuar marzha dhe çmime, eshte e papranueshme dhe antikushtetuese.
Eshte presedan jashtezakonisht i rrezikshem dhe ka per synim te mbuloj paaftesine ne menaxhim te krizes me çmime. Per te menaxhuar nje krize, fillimisht duhet ta pranosh qe ka krize.
Nese kemi “spekulues” te çmimeve ne treg dhe te tille qe demtojne konkurrencen ne treg, duhet t’i luftosh te njejtit, por jo ta mbysesh krej tregun.
Norma me te uleta te TVSH-se, per disa produkte baze dhe subvencionimi i nje pjese te shpenzimeve te transportit jane masa fillestare per adresimin e krizes aktuale. /Demokracia.com/