Lajme
Martti Ahtsaari, 2007: Pavarësia e Kosovës është “i vetmi opsion për të garantuar stabilitetin politik dhe aftësinë për të ekzistuar të Kosovës”
Demokracia
10:08 | 16 Tetor 2023

Share:

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare ish-presidenti i Finalndës, Martti Ahtisaari, por që për shqiptarët do të mbahet mend si njeriu që në vitin 2007, propozoi Pavarësinë e Kosovës.

Te ky propozim, ai erdhi pas disa vitesh negociatash në mes të Kosovës dhe Serbisë, e të cilat ndërmjetësoheshin nga bashkësia ndërkomëbtare, shkruan Demokracia.com.

Në fund të këtyre negociatave për statusin e Kosovës, i ngarkuari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari, kishte publikuar propozimin e tij: Pavarësinë për Kosovën.

Sipas propozimit të Ahtisaarit, Pavarësia e Kosovës ishte “i vetmi opsion për të garantuar stabilitetin politik dhe aftësinë për të ekzistuar të Kosovës”

Kjo pavarësi do të vëzhgohej dhe mbështetej fillimisht nga Bashkësia Ndërkombëtare, bëhej e ditur raportin përfundimtar të tij për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e pranishme me trupa ushtarake dhe me personel civil në Kosovë, thuhet më tej në raportin e vitit 2007.

Në këtë përfundim (Pavarësi për Kosovën) ai kishte arritur pas reflektimeve të thelluara, deklaronte Ahtisaari në raportin e tij.

Një kthim nën sundimin serb do të ishte i papranueshëm për shumicën shqiptare të Kosovës, shkruante Ahtisaari.

Në raportin e tij, ishte hera e parë që Ahtisaari përmendte fjalën pavarësi për Kosovën. Propozime të ngjashme i pati paraqit ndërmjetësi i OKB-së edhe përfaqësuesve të shqiptarëve dhe serbëve që në shkurt. Në këto propozime vërtet që bëhej fjalë për kushtetutë të vetën, për flamur dhe për himn për Kosovën. Por në to Ahtisaari shmangte shprehimisht propozimin e pavarësisë për Kosovën. Bisedimet midis shqiptarëve dhe serbëve për të ardhmen e Kosovës dështuan pas 13 muajsh përpjekjesh.

Të ngjashme