ShowBiz
Martohet aktori shqiptar, Flakron Aliu
Demokracia
11:51 | 20 Qershor 2023

Share:

Aktori i njohur shqiptar, Flakron Aliu, u bë e ditur se i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Diellza Jakupi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Kjo është mësuar përmes rrjeteve sociale, në një postim që aktori ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti duken elegant – dhëndri me kostum bardh e zi, kurse nusja me fustan të bardhë nusërie.

Flakroni për publikun u bë i njohur për shkak të pjesëmarrjes në disa seriale vendore.

Ai po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen në videoklipin e këngës “Lujmi Krejt” të Adrian Gaxhës me Onat.

I njëjti së fundmi është i angazhuar në serialin “Tre vllaznit”.

Të ngjashme