Lajme
Martohen shoqet e ngushta| Njëra u bë mashkull, tjetra mbeti femër!
Demokracia
10:39 | 06 Maj 2022

Share:

Në një shoqëri demokratike si ajo e SHBA gjithkush është i lirë në zgjedhjen që bën.

Dy shoqe të ngushta, që u takuan kur ishin adoleshente, tani kanë rënë në dashuri dhe janë martuar. Madje njëra prej tyre është kthyer në mashkull.

26-vjeçarja Kayla dhe 25-vjeçari, Aaron Capener, nga Kingsport në Tennessee, u afruan kur ishin në shkollë të mesme. Në atë kohë ato ishin 15 dhe 14 vjeçe, ndërsa Aaron identifikohej ende si femër.

Vajzat u bënë shoqe të mira menjëherë. Me kalimin e muajve, Aaron filloi të kuptonte se po krijonte ndjenja romantike për Kayla-n, por kishte frikë se si do të reagonte ajo. Për këtë arsye fillimisht vendosi që ta mbante të fshehtë.

Aaron, i cili u rrit në një familje konservatore dhe shkonte në kishë katër herë në javë, vendosi që të shpallej transgjinor dhe filloi që të bënte ndryshimet që të kthehej në mashkull.

Gjatë kësaj kohe Kayla i qëndroi pranë në çdo moment. E pasi kaluan vite si miq të mirë, ai më në fund mori guximin për të bërë një lëvizje ndryshe ndaj shoqes dhe i dha puthjen e parë.

Të ngjashme