Sport
Martinez për pritjen e goditjes së Kolo Muanit: E ndjeva se do të gjuante volej, e detyrova të gjuante ashtu
Demokracia
13:46 | 11 Shkurt 2023

Share:

Emiliano Martinez ishte njëri prej më meritorëve në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ai do të mbahet gjatë mend sidomos për pritjen e goditjes së Randal Kolo Muanit, në finalen kundër Francës.

Martinez së fundmi ka dhënë një intervistë për “France Football”, ku mes tjerash foli edhe për këtë moment.

“Topi mori një rrotullim të çuditshëm dhe e ndjeva se ai do ta gjuante me volej”, tha fillimisht portieri argjentinas.

Martinez më pas tha se ai doli nga vija e tij me një vrapim diagonal dhe la një boshllëk në të majtë me qëllim.

“Sikur t’i thoja atij ‘Vazhdo, gjuaj atje’. E kam bërë që ta godasë atje”, shtoi portieri i Aston Villas.

Martinez vazhdoi dhe tha se, ndërsa Kolo Muani goditi topin që mund t’i jepte Francës fitoren e saj më të madhe, ai shtriu krahun e majtë dhe këmbën për të mbyllur këndin.

Sipas 30-vjeçarit, për momentin e ka ndihmuar fakti që është stërvitur për vite me sulmues të mëdhenj dhe se me shumë besim hyri edhe në ekzekutimin e penalltive, aty ku Argjentina fitoi 4:2.

Kur u pyet nëse pritja e goditjes së Kolo Munait është më e bukura e karrierës së tij, Martinez u përgjigj: “Sigurisht se po”.

Të ngjashme