Sport
Martinez ia plotëson nënës së tij ëndrrën e jetës, e takon me Lionel Messin në Katar
Demokracia
17:28 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez solli nënën e tij, Silvinan, për të takuar yllin e Kombëtares dhe kapitenin Lionel Messin.

Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili fitoi një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të Argjentinës për Kupën e Botës pas një fillimi mbresëlënës të karrierës në Manchester United, ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin e Argjentinës për në gjysmëfinalen e së martës.

Skuadra e Lionel Scalonit do të ndeshet kundër Kroacisë në stadiumin Lusail pas fitoreve ndaj Holandës, Australisë, Polonisë dhe Meksikës.

Dhe përpara kampionatit në Katar, qendërmbrojtësi vendosi të sillte nënën e tij, Silvina, për të takuar shokun e skuadrës dhe shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.


Pasi patën një foto së bashku në atë që duket të jetë një holl hoteli, Silvina postoi fotot në faqen e saj në Instagram.

“Një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë se do ta realizoja. Me më të mirët në botë. Faleminderit mjeshtër futbolli”, kishte shkruar ajo në Instagram./Demokracia.com/

Të ngjashme