Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar një video përmes të cilës e ka kritikuar qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurtit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime.
“”Sukseset” e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje.
Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi.
Në video me ironi përmenden ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë qeverisjes së Kurtit duke nisur nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, skandali me Ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për ta themeluar Asociacionin dhe të tjera.