Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si duket nuk ka arritur që të përmbajë tundimin për t’i dërguar një zemër Dejona Mihalit pas një statusi të saj ku mbrohet Albin Kurti.
“Nëse “vetëmenaxhimi” qenkërka “Zajednica”, ç’e pengon Vuçiqin ta nënshkruajë tekstin?” – ka thënë znj. Mihali në postimin e saj në Facebook.
Ky argument po përdoret edhe nga të tjerë aktivistë dhe simpatizantë të Vetëvendosjes për t’u mbrojtur pas akuzave se kishin shkelur edhe qëndrimet e shprehura në mënyrë pasionante dikur, siç ishte ai për Asociacionin.
Por, njohës të të drejtës ndërkombëtare kanë theksuar që nuk është i domosdoshëm nënshkrimi që një marrëveshje ndërkombëtare të jetë edhe ligjërisht obliguese.