Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, ka kërkuar nga Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij të dhurohen për një familje me nevojë.
Por, kërkesa e tij i është refuzuar nga kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.
“Jo ambasador, nuk mundemi. Sepse, janë të dedikuara”, ka thënë Selmanaj.
Gjatë intervistës, Berishaj ka mohuar çdo lidhje me skandalin për të cilin kishin raportuar mediat sllovene, duke raportuar se “ai ka pranuar 600 mijë euro nga kompania GEN”.
Megjithatë, Berishaj e ka pranuar që ka qenë këshilltar i GEN-it deri në vitin 2019 dhe që është paguar nga dega e GEN-it në Beograd.
Ai ka refuzuar çfarëdo komunikimi me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në lidhje me çështjen energjetike.
Berishaj, po ashtu, ka thënë se do të kërkojë drejtësi për siç tha ai “shpifjet ndaj tij”.