Sport
Martial zbarkon në Spanjë, sot testet mjekësore
Demokracia
11:21 | 26 Janar 2022

Share:

Anthony Martial do të jetë një lojtar i ri i Sevillas. Francezi ka zbarkuar në kryeqendrën andaluziane ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Për Manchester United do të shkojë rreth 5 milionë euro për huazimin deri në qershor.

Sulmuesi francez në pronësi të Manchester United do të luajë pesë muajt e fundit të sezonit i huazuar te Sevilla. Sipas njoftimeve të ESPN, në fakt, Manchester United ka pranuar propozimin e klubit andaluzian, duke e privuar veten nga lojtari deri në fund të sezonit.

Vendimtar për suksesin e marrëveshjes ishte vendimi i sulmuesit francez për të ulur pagën që do marrë te Sevilla: Martial, që fiton 15 milionë euro neto në sezon, do të marrë një pagë më të ulët në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Të ngjashme