Lajme
Martesat e së njëjtës gjini alarmojnë Bashkësitë Fetare të Kosovës, takohen sot urgjentisht
Demokracia
13:01 | 23 Shkurt 2022

Share:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia  Hebraike e Kosovës do të mblidhen sot për të diskutuar për nismën e institucioneve të vendit për miratimin e projketligjit të Kodit civil të Kosovës.

Naim Tërnava, Dodë Gjergji, Fehmi Cakolli dhe Votim Demiri do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët, në lidhje me martesat e gjinisë së njejtë, shkruan Demokracia.com.

Takimi fillon sot në orën 17:00 në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava një deklaratë tha se feja islame, i ndalon martesat e gjinisë së njejtë.

Ndryshe, përmes Kodit të ri Civil, ka shpresë të hapet rruga që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin. /Demokracia.com/

Të ngjashme