Sport
“Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë dhe fitores” – Mesazhi i Dardanëve në koreografinë para ndeshjes me Burkina Fason
Demokracia
18:02 | 24 Mars 2022

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë shpalosur koreografinë për ndeshjen me Burkina Fason.

Kosova për pak çaste do të përballet me kombëtaren afrikane në ndeshje miqësore, njëherit e para për vitin 2022, raporton Demokracia.com.

Tifozeria e flaktë e Kosovës kanë shfaqur disa numra, ndërsa në mesazin e tyre thuhet: “Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë, fitores”.

Ndryshe, para fillimit të takimit është mbajtur një minutë heshtje në gjithë stadiumin për nder të ish-sekretares së shtetit amerikan, Medeline Albright e cila vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare./Demokracia.com/

Të ngjashme