Lajme
“Marshimi më i madh deri tani”, Londra proteston kundër luftës në Gaza
Demokracia
14:50 | 11 Nëntor 2023

Share:

Një protestë në mbështetje të palestinezëve në Gaza po zhvillohet në Londër dhe policia Metropolitane e qytetit ka njoftuar se marshimi pritet të jetë më i madhi deri tani.

Marshimi përkon me Ditën e Armëpushimit, ku do të zhvillohen ngjarje përkujtimore kudo në qytet. Kryeministri Rishi Sunak e cilësuar etiketuar kohën e protestës së sotme si “mosrespektuese” dhe u bëri thirrje demonstruesve që”të jenë të vetëdijshëm për frikën dhe shqetësimin në komunitetet hebraike dhe myslimane.

Protestuesit janë nisur nga Hyde Park, duke valëvitur flamujt palestinezë dhe parulla që bëjnë thirrje për ‘Palestinë të lirë’.

Por protesta nuk ka qenë dhe aq paqësore pasi oficerët e policisë janë përballur me dhunë protestuesit.

Të ngjashme