Lajme
“Marshi për Drejtësi” | Këto janë oraret e nisjes së autobusëve nga qytetet e Kosovës, udhëtimi do të jetë falas
Demokracia
17:59 | 31 Mars 2023

Share:

Të dielën me 2 prill në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” mbahet “Marshi për Drejtësi” në mbështetje për ish-krerët e luftës së UÇK-së të cilët ende po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.

Në përkrahje për këtë marsh janë organizuar nga të gjitha vendet e Kosovës një linja të autobusëve ku për çdo pjesëmarrës biletat janë falas.

Pjesëmarrja e qytetarëve pritet të jetë masive marrë parasysh organizimin që është bërë ditëve të fundit.

 

 

Të ngjashme