Lajme
“Marrje ryshfeti”| Policia arreston një person të dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim
Demokracia
11:50 | 12 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person i cili është i dënuar me burg prej tre vite e tre muaj për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit  është dërguar në burg  në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i  dënuar me burg prej 3 vite e 3 muaj për veprën penale  “Marrja e ryshfetit”

Prizren,12 Nëntor  2022

Me datë 11 Nëntor  2022, rreth orës 14:00  policia e ka ndaluar dhe arrestuar personi F. K.  47 vjeç.

I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “ Marrja e ryshfetit” .

I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit  është dërguar në burg  në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg.

Të ngjashme