Lajme
“Marrëzia s’paska fund”, reagon Çitaku pas ftesës së Mehmetajt nga Prokuroria
Demokracia
18:05 | 06 Mars 2024

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar ftesën e gazetarit Lirim Mehmetaj nga Prokuroria e Kosovës pas padisë së deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Abusrdi i situatës sipas këndvështrimit të zonjës Çitaku konsiston në “arsyeshmërinë” e Bashës për ta denoncuar këdo për nxitje të urrejtjes.

Postimi:

Se a pajtohesh me Lirim Mehmetajn a jo, nuk është çështja.

Një deputet i VV-së me e konsideru të arsyeshme me e denoncu dikë, këdo, për nxitje të urrejtjes?!

Ju që keni shpallë tradhëtarë, e kriminelë, e hajna gjithandej?!

Marrëzia s’paska fund.

Të ngjashme