Lajme
“Marrëzi, turp”, Çitaku për Kurtin: Vuçiqin e takon pa kushte, ndërsa Ramën e refuzon
Demokracia
13:52 | 05 Korrik 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është marrëzi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shkruan Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kryeministri Kurti, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e takon pa kushte, ndërsa me Ramën nuk ndodh kështu.

“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar mes tjerash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Postimi i plotë:

Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!

Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.

Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.

Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.

Të ngjashme