Lajme
“Marrëveshje për shtet funksional”, çfarë nënshkruan liderët e Bosnjës në prani të Bashkimit Evropian?
Demokracia
11:27 | 13 Qershor 2022

Share:

Bashkimi Evropian ka mbledhur udhëheqësit nga Bosnje e Hercegovina dhe nën praninë e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Përfaqësuesit të Lartë të, Josep Borrell, ata nënshkruan një marrëveshje me disa pika e që në qendër kishte ndërtimin dhe ruajtjen e shtetit funksional, sovran dhe me perspektivë evropiane.

“Liderët e partive politike të përfaqësuara në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës përsërisin angazhimin e tyre për ruajtjen dhe ndërtimin e një shteti funksional evropian paqësor, të qëndrueshëm, sovran dhe të pavarur të Bosnje-Hercegovinës, të përbërë nga boshnjakët, kroatët dhe serbët si popuj përbërës (së bashku me të tjerët), dhe qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, i cili përbëhet nga dy entitete dhe Distrikti Brčko, themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Përgjithshme Kornizë për Paqe”, thuhet ndër të tjera në tekstin e marrëveshjes së nënshkruar.

Ndër pikat e nënshkruara janë edhe këto më poshtë:

Respektimin e parimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe zhvillimin e institucioneve demokratike në të gjitha nivelet e qeverisjes/autoritetit;

Parimet dhe vlerat që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian dhe shoqërive demokratike, si  dhe të së ardhmes së Bosnjës dhe Hercegovinës brenda Bashkimit Evropian;

Ata nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të reformave që avancojnë integrimin evropian të Bosnje dhe Hercegovinës, përkatësisht 14 prioritetet kryesore të përcaktuara në Opinionin e Komisionit,

Pjesëmarrësit përsërisin deklaratën e përbashkët të anëtarëve të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës me rastin e 25 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Ata njohin rëndësinë e momentit politik dhe përgjegjësisë ndaj të gjithë qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës, duke pasur parasysh “Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

ES-11/1 mbi agresionin kundër Ukrainës”, miratuar më 2 mars 2022.

Për të arritur këto objektiva, pjesëmarrësit pajtohen se është thelbësore të forcohet besimi, dialogu, ndërtimi i kompromiseve dhe puna drejt paqes dhe respektit të ndërsjellë midis të gjithë popujve dhe qytetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Derisa kërkesë e veçantë për përfaqësuesit nga Republika Srpska ishte diskutimi dhe miratimi i një vendimi në Presidencën e BeH për situatën në Ukrainë.

Të ngjashme