Lajme
Marrëveshja VV-PDK: Kjo pritet të jetë nënkryetarja e Gjilanit
Demokracia
15:09 | 06 Janar 2022

Share:

Pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, katër drejtori dhe posti i nënkryetarit do t’i takojnë PDK-së.

Pozitën e nënkryetares së Gjilanit, do ta marrë ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar vetë Morina-Bunjaku, e cila gjithashtu tregoi se bisedimet janë duke vazhduar.

“Po, po, ashtu jemi në bisedime”, tha ajo për Demokracia.com.

Ndërkohë, sipas marrëveshjes së arritur PDK do ta udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Financave, të Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme