Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak e ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dyja vendeve
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka falënderuar të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë, përcjell Demokracia.com.
I thank DAS Escobar and the 🇺🇸 diplomacy for their strong engagement in support of the 🇪🇺-facilitated Dialogue. https://t.co/6UqwpMh1Zn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2022
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Demokracia.com/