Lajme
Marrëveshja në Kongres me MCC, Kurti e Osmani s’e lëshojnë rastin, nisen të dy drejt Amerikës
Demokracia
09:16 | 25 Korrik 2022

Share:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, Osmani e Kurti kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme