Sport
Marrëveshja në fazën finale, Conte shumë shpejt pritet të emërohet trajner i Tottenhamit
Demokracia
12:07 | 01 Nëntor 2021

Share:

Tekniku italian, Antonio Conte raportohet se do të jetë trajner i ri i Tottenham Hotspur.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Conte dhe “Spurs” janë në fazën finale të marrëveshjes, shkruan Demokracia.com.

Ish-trajneri i Interit pritet së shpejti të mbërrijë në Londër për të përfunduar bisedimet dhe detajet e kontratës.


Conte do ta zëvendësojë trajnerin portugez, Nuno Espirito Santos që u shkarkua të hënën (sot) pas rezultateve negative.

Antonio Conte u shpall kampion me Interin në Serie A edicionin e kaluar, ndësa u largua në verë nga klubi “zikaltër” dhe momentalisht është i papunë.

Pas 10 xhirove të para këtë sezon, Tottenham ka një bilanc prej pesë fitoreve e pesë humbjeve, duke qëndruar aktualisht në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të mbledhura. /Demokracia.com

Të ngjashme