Lajme
Marrëveshja mbi 32 milionëshe, Hovenier: Konfirmohet sërish partneriteti i ShBA-së me popullin e Kosovës
Demokracia
11:53 | 15 Shtator 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarësh.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një fjalë rasti ka thënë se është e duhur që të konfirmohet sërish partneriteti i qëndrueshëm dhe afatgjatë i ShBA-së me popullin e Kosovës, raporton Klan Kosova.

Të ngjashme