Lajme
Marrëveshja| Kurti dhe Bislimi lejuan që targat ilegale serbe të qarkullojnë lirshëm në Kosovë
Demokracia
23:21 | 23 Nëntor 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen që është arritur sot në Bruksel mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Borrell, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se sipas marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërkaq Kosova do të pushojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave.

Sipas kësaj që është arritur sonte në Bruksel, i bie që targat ilegale të Serbisë do të lejohen të qarkullojnë lirshëm nëpër Kosovë pa u gjobitur. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE:

Kjo është marrëveshja e arritur në Bruksel që Kurti e kishte refuzuar dy ditë më parë

Të ngjashme