Lajme
Marrëveshja Kosovë-Serbi “shkronjë e vdekur në letër”, vlerëson politologu serb
Demokracia
15:25 | 27 Gusht 2023

Share:

“Shkronja të vdekura në letër”, e ka quajtur Marrëveshjen e Ohrit, politologu serb nga Kosova, Ognjen Gogiq, ku ka vlerësuar se ajo që është arritur në shkurt dhe mars “nuk kanë prodhuar pasoja reale”.

Marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Gogiq, është kur të ketë vetëm shkronja në letër “por edhe vullnet në të”.

Duke folur për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, Gogiq e quan edhe atë “veçse mjet taktik në negociata” e cila “shërben për të penguar negociatat nga të dyja palët”.

“Implementimi i saj s’ka qenë kurrë gjë realiste”, ka thënë ai, siç e citoi “Danas”.

“Pritshmëritë rreth Asociacionit po ngriten pa nevojë, sepse edhe po qe se kjo ide të zbatohej, Asociacioni s’do të kishte rëndësi për jetën e serbëve në Kosovë siç i atribuohet”, beson ai.

Të ngjashme