Lajme
Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Greqia: Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut
Demokracia
17:33 | 29 Gusht 2022

Share:

Greqia ka përshëndetur ditën e sotme marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e qytetarëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Siç thekson deklarata, marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut të promovuar nga Bashkimi Evropian në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës. Ministria e Jashtme greke thekson gjithashtu se mbështesin stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor.

“Shpresojmë se ky do të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçák.

“Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, përfundon ministria.

Të ngjashme