Lajme
“Marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër”
Demokracia
20:00 | 21 Tetor 2022
Arkiv

Share:

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka njoftuar qytetarët në Obiliq se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se roli i tij dhe është që të ndihmojë këtë proces e të mos e dëmtojë vendin në temat ku kërkohet unitet politik

“Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës.

Roli im dhe i Aleancës është që të ndihmojmë këtë proces ku kërkohet unitet politik.

Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës.

Të ngjashme