Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë ka hyr mbi parime të qarta dhe ks theksuar se marrëveshja finale e dialogut duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hoti këto parime i ka treguar përmes një shkrimi në Facebook, duke treguar se Kushtetuta e Kosovës është udhërrëfyese në dialog dhe se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
Më tutje Hoti thotë se nuk so të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Sipas Hotit këto parime janë të mbështetur edhe nga partnerët e Kosovës.
Shkrimi i plotë i Hotit:
Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.