Lajme
Marrëveshja e re Kosovë-Turqi: Nga 28 në 42 fluturime në javë
Demokracia
13:44 | 19 Qershor 2022

Share:

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar sot një marrëveshje të ra, e cila rrit frekuencën e fluturime mes dy vendeve.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se e ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, përcjell Demokracia.com.

Sipas kësaj marrëveshje, nga 28, tani do të ketë 42 fluturime në javë mes Kosovës dhe Turqisë.

Postimi i plotë:

Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavusoglu.

Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh , e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë.

Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave./Demokracia.com/

Të ngjashme