ShowBiz
Marrëveshja e Bill Gates me gruan e tij Melisa, i lejonte atij të shkonte në pushime me ish të dashurën
Demokracia
14:10 | 06 Maj 2021

Share:

Bill dhe Melinda Gates nuk ka shumë kohë që vendosën të përfundojnë martesën e tyre, e tani kanë dalur në shesh shumë të pathëna lidhur me marrëdhënien dhe marrëveshjet e tyre.

Sipas informatave të reja Bill Gates kishte pasur një romancë me Ann Winblad që nga viti 1984, kur u takuan dhe edhepse ata jetonin në vende të ndryshme, lidhja e tyre ishte mjaft intensive. Ata komunikonin gjatë gjithë kohës, madje edhe shihnin filma nga largësia dhe pastaj i diskutonin në telefonin. Ann arriti të bindte Bill edhe të hiqte dorë nga konsumimi i mishi, eksperimet të cilit ju bind, transmeton Demokracia.com

Arsyeja e ndarjes së tyre u bë momenti kur Ann ndihej gati për martesë ndërsa Bill si duket jo dhe si rrjedhojë ata mbetën miqtë më të mirë edhepse ajo u martua.

Çdo pranverë për më shumë se një dekadë Gates kalonte një fundjavë të gjatë pushimesh në plazh me ish-partneren. Pavarësisht se romanca kishte përfunduar, ish-çifti kishte shumë për të diskutuar rreth gjithçka ndodh në botë.

Madje, para se Bill dhe Melinda të martoheshin, ishte partnerja e rinisë ajo që dha aprovimin që miliarderi t’i propozonte gruas së ardhshme.

“Unë e telefonova Ann për të marrë miratimin e saj në kohën kur po mendoja të i propozoja Melinda martesë.

Sipas çiftit të famshëm, arsyeja e ndarjes së tyre ishte “pamundësia për t’u rritur si çift”./Demokracia.com/

Të ngjashme