Lajme
Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, nis dialogu i partneritetit strategjik në Uashington
Demokracia
20:31 | 24 Tetor 2022

Share:

SHBA dhe Shqipëria do të nisin dialogun e partneritetit strategjik, i cili zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dialogu do të zhvillohet të martën në Uashington dhe synon zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Procesi synon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit në fusha e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë, transportit, klimë, etj.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried, shkruan Euronew.al.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij dialogu.

Të ngjashme