Lajme
“Marrëdhëniet që i sjellin qytetarët më pranë njëri-tjetrit”, hipokrizia e Kurtit në raport me Shqipërinë
Demokracia
21:15 | 15 Nëntor 2023

Share:

Përderisa marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë në pikën më të ulët, kryeministri Albin Kurti po flet sikur ato janë të shkëlqyera. 

Pak javë pas takimit të ftohtë në Tiranë dhe pas refuzimit për ta takuar Edi Ramën në Prishtinë, Kurti i cili më shpesh e viziton Greqinë se shtetin amë, foli sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë.

Këto deklarata, Kurti i bëri pas një takimi me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, shkruan Demokracia.com.

Ai tha se me ambasadorin e Edi Ramës ka biseduar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s e BE-së.

“Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë.”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Kurti thekosohet të ketë përmendur marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që sipas tij, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve.

Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.

Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kurti e falënderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme