Bayern Munich ka marrë një fitore me shumë peshë mbrëmë duke e mposhtur rivalin e madhe Borussia Dortmund me rezultat 4:2, transmeton Demokracia.com.
Ndeshja kishte shumë episode derisa fitorja erdhi në finish të takimit kur Bayerni shënoi dy gola në minutat 87-të dhe 89-të.
Kapiteni i Borussia Dormund, Marco Reus, nuk e ka pritur mirë vendimin e arbitrit për të lejuar golin e rezultatit 3:2 të shënuar nga Leon Goretzka. Sipas gjermanit, aksioni nga i cili shënoi Bayerni, erdhi nga një faull ndaj Emre Can. Por, kjo nuk u mor fare parasysh nga arbitri i cili vazhdoi lojën dhe e cilësoi golin si të rregullt.
“Nëse do të kishte ndodhur në krahun tjetër, jam i sigurt që do të vërshëllehej për faull. Nuk habitem që këto gjëra ndodhin vetëm kundër nesh”, tha Reus duke mos u pajtuar me vendimin e arbitrit. Kujtojmë se loja në ato momente ishte 2:2 dhe rezultati përfundimtar mund të ishte ndryshe. /Demokracia.com