Lajme
Marketet kryesore në Gjermani nuk do të shesin më vodkë ruse
Demokracia
17:52 | 02 Mars 2022

Share:

Disa markete të shitjes me pakicë në Gjermani kanë vendosur të hedhin nga raftet produktet e importuara nga Rusia, nga vodka te pasta e dhëmbëve, në solidaritet me Ukrainën, transmeton Demokracia.com.

Deri më tani, rrjeti i dyqaneve Aldi ofronte vetëm një artikull nga Rusia: vodka në një shishe 0,7 litra. “Ne kemi vendosur të ndalojmë shitjen e atij produkti”, tha një zëdhënës i i Aldi-t për AFP-në të mërkurën. Dhe kompania simotër Aldi South e ka ndaluar po ashtu shitjen e vodkës. Kështu, dyqani ushqimor dëshiron të “dërgojë një mesazh për situatën aktuale”, tha zëdhënësi i saj.

Marketi tjetër i rëndësishëm në Gjermane, Rewe dhe dega e tij e çmimeve të ulëta, Penny nuk do të porosisin më gjëra ushqimore të prodhuara në Rusi. Stoqet ekzistuese do të shiten ose do t’u ofrohen bankave ushqimore.

Edeka: Ne mbështesim të gjitha sanksionet

Zinxhiri kryesor gjerman i shitjes me pakicë në këtë sektor, Edeka, tha se “mbështet të gjitha sanksionet e propozuara nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane”.

Po ashtu edhe Netto, në pronësi të grupit danez Salling, ka ndaluar shitjen e produkteve ruse në Gjermani dhe vende të tjera evropiane. Janë rreth njëzet produkte, nga vodka dhe pasta e dhëmbëve deri te çokollata. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme