Auto&Tech
Marka më e njohur e makinave nuk do të prodhojë më motorët me benzinë dhe naftë
Demokracia
22:26 | 21 Qershor 2021

Share:

Duket se Audi do të bëjë rirregullimin më të shpejtë të modeleve të gjitha elektrike dhe do të shkëputet nga oferta e motorëve me djegie të brendshme. Ai njoftoi se nga 2026 do të ndalojë së ofruari makina me motorë të tillë.

Sipas Sueddeutsche Zeitung, CEO i Audi, Marcus Duessmann, ka informuar menaxherë të tjerë në kompani se heqja nga përdorimi e modeleve të motorëve me djegie të brendshme do të hyjë në fuqi deri në vitin 2026. Është interesante që nga ai vit Audi nuk do të ofrojë as modele hibride.

Është e qartë se kjo qasje dhe elektrifikimi i përshpejtuar janë pjesë e strategjisë së Grupit Volkswagen dhe është e sigurt që dekada e ardhshme do të jetë një pikë kthese për industrinë e automobilave dhe mbetet të shihet se kush do të bëjë lëvizjet e duhura në kohën e duhur .

Të ngjashme