Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka marrë drejtimin e qeverisë së re të Italisë gjatë ditës së djeshme.
Ekipi i ri pritet të betohet sot, shkruajnë mediat e huaj, transmeton Demokracia.com
Formimi i qeverisë italiane vjen pas një jave konsultimesh me partitë kryesore të spektrit politik.
Draghi forcoi mbështetjen e tyre duke emëruar një numër figurash të shquara nga këto subjekte të ndryshme si ministra.
Kujtojmë se Presidenti italian Sergio Mattarella, i kërkoi Draghit të bëhej kryeministër pasi përçarjet politike rrëzuan administratën e mëparshme./Demokracia.com/