Lajme
“Marincat janë këtu”, kampi i Shaip Kamberit shpall fitoren
Demokracia
23:23 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Shaip Kamberi tashmë e ka shpallur fitoren pasi ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.

“Marincat janë këtu”, ka shkruar Kamberi në Facebook, teksa shihet festë në kampin e Kamberit.

Bazuar në 80,2 për qind të mostrës së Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci, partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq – “Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend” ka fituar 46,4 për qind të votave, ose 129 mandate. Ndërkaq sipas kësaj edhe Shaip Kamberi do të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë.

Të ngjashme