Lajme
Marifeti i ukrainasve: Lyejnë plumbat me dhjamë derri që të mbajnë larg çeçenët myslimanë (Video)
Demokracia
20:38 | 28 Shkurt 2022

Share:

Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare.

Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë. Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare.

Në video, ushtari i filmuar thotë: Të dashur vëllezër myslimanë. Në vendin tonë, ju nuk do të shkoni në parajsë. Ju nuk do të lejoheni në parajsë. Shkoni në shtëpi, ju lutem. Këtu do të hasni telashe. Faleminderit për vëmendjen tuaj! Mesa duket ka vendosur që të përdorë dhjamin e derrit për të mbajtur larg ushtarët e Çeçenisë, vend me shumicë myslimane. Kjo pas të shtunën, Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit të Çeçenisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, tha se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre, ndryshe dhe ata do sulmonin.

Të ngjashme