Sport
Maresca: Nuk na mungon Felix
Demokracia
10:56 | 09 Shkurt 2025

Share:

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka folur pas eliminimit të tyre nga Brightoni në FA Cup.

Maresca, u pyet nëse i mungonte portugezi Joao Felix, i cili u huazua te Milani, ku kishte shënuar edhe në debutimin e tij.

“Nuk na mungon João Félix”. “João është i lumtur te Milani dhe ne jemi të lumtur që João është i lumtur atje”. “Ne patëm dy lëndime sulmuesi në ditën e fundit, është diçka e vështirë të mendohet. Por Nico Jackson mund të kthehet shumë shpejt”, u shpreh Maresca.

Kujtojmë se kjo ndeshje është mbyllur me fitore të Brightonit me rezultat 2-1.

Të ngjashme