Sport
Marchisio mund të kandidojë për kryetar të Torinos
Demokracia
18:21 | 04 Mars 2021

Share:

Ish-futbollisti i Juventusit, Claudio Marchisio pritet të jetë kandidat për kryetar të  komunës së Torinos, shkruan Demokracia.com.

“La Stampa” raporton se Partia Demokratike e Italisë është duke e menduar seriozisht ish-lmesfushotine Juventusit si kandidatin e duhur për zgjedhje komunale.

Kjo është zbuluar pas disa zërave në ditët e fundit, me qendrën e majtë që kishte synime serioze të mbështetej te ish-futbollisti, i cili në të kaluarën kishte zbulluar se ai po vendoste veten si një ide politike pikërisht në zonën e pushtuar nga Partia Demokratike.

Ndryshe, Marchisio ishte larguar nga “Zonja e Vjetër” në vitin 2018 duke u transferuar në Rusi te Zeniti i Shën Petersburgut. /Demokracia.com

Të ngjashme