Sport
Marcelo “shpërthen” në lot në konferencën lamtumirëse te Real Madridi
Demokracia
13:44 | 13 Qershor 2022

Share:

Futbollisti brazilian, Marcelo zyrtarisht do të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Lajmin e konfirmoi edhe Los Blancos përmes një komunikate për media të dielën, shkruan Demokracia.com.

Marcelo sot po e mban një konferencë lamtumirëse në ambientet e klubit mbretëror ku po merr pjesë edhe presidenti i klubit, Florentino Perez.

Gjatë fjalëve të para të tij, Marcelo “shpërtheu” në lot duke mos arritur të përmbahet nga emocionet.


Marcelo është futbollisti më i trofeshëm në histori të klubit mbretëror.

Mbrojtësi brazilian është pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës që nga viti 2007 kur u transferua nga Fluminense./Demokracia.com/

Të ngjashme