Sport
Marcelo ka ndarë mendjen për edicionin e ri, e dëshiron vetëm këtë ekip
Demokracia
11:41 | 12 Maj 2022

Share:

Marcelo dëshiron të qëndrojë te Real Madridi edhe për edicionin e ri, njofton Marca, transmeton Demokracia.com.

Kontrata e brazilianit në Santiago Bernabeu skadon në fund të këtij sezoni dhe gjithçka kishte treguar që ai të largohej për aventura të reja.

Por, mbrojtësi i majtë dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe të rinovojë kontratën e tij këtë verë.

Marcelo, tani 34 vjeç, iu bashkua Los Blancos në vitin 2007 në moshën vetëm 18-vjeçare.

Që atëherë ai ka fituar gjithçka që ka për të fituar dhe është zyrtarisht kapiten i klubit.

Marcelo, i lindur dhe i rritur në Rio de Zhaneiro, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Brazilin e tij të lindjes, por vetë lojtari dëshiron një sezon më shumë në La Liga./Demokracia.com/

Të ngjashme