Sport
Marcelo e ngrit “në qiell” trofeun e 35-të të Real Madridit në La Liga, “shpërthen” festa në Bernabeu
Demokracia
18:45 | 30 Prill 2022

Share:

Real Madridi edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në La Liga, pas fitores 4:0 kundër Espanyolit.

Për “mbretërit” është trofeu numër 35 i elitës së futbollit spanjoll, duke e konfirmuar edhe njëherë se janë klubi më i trofeshëm në Gadishullin Iberik, shkruan Demokracia.com.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Real Madridit iu nda edhe trofeu i çmuar i La Ligës.

Kapiteni, Marcelo e ngriti lart atë, duke “shpërthyer” festa edhe në tribuna dhe mijëra të tjerë në qendër të Madridit.

Për Marcelon ishte arritje historike, ngase është bërë futbollisti më i trofeshëm në historinë e Real Madridit.

Mëposhtë mund t’i shihni pamjet e ngritjes së trofeut dhe festës së lojtarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme